Angazhimi në klasë

Strategji për të nxitur angazhimin e nxënësve në klasë

Krijimi i një mjedis mësimor tërheqës është një sfidë për shumë mësues, por nëse bëhet si duhet, mund të sjellë frymëzim dhe arritje të mëdha tek nxënësit. Artikulli më poshtë sugjeron disa aktivitete për të angazhuar nxënësit në klasë.

Në vijim, janë prezantuar disa aktivitete të cilat mund të realizohen me nxënësit gjatë orëve mësimore dhe të ndihmojnë ata drejt suksesit në shkollë.



Interaktiviteti në klasë

Diskutimet dhe pyetjet nxisin pjesëmarrjen dhe krijojnë një mjedis mësimor tërheqës. Është e rëndësishme të largohet metoda e të folurit gjithë orën, pa përfshirje të aktiviteteve të tjera. Kjo çon në monotoni të orës dhe mos vëmendje të duhur të nxënësve.  

Një nga mënyrat më të mira është të bëni pyetje ose t'i lini nxënësit të bëjnë pyetje. Jepuni atyre një shans për të dhënë mendimin e tyre për çështje të debatueshme dhe inkurajoni dialogun e hapur. 



Lojërat në klasë

Lojërat promovojnë konkurrencën e shëndetshme dhe aktivizojnë mendimin e nxënësve.



Jepuni nxënësve zgjedhje 

Lejoni nxënësit të ndikojnë në mësim duke u dhënë mundësinë për të zgjedhur aktivitetet e tyre.



Përdorni teknologjinë

Teknologjia është një burim i madh i interesit për të gjithë, duke përfshirë edhe të rriturit. Kur teknologjia dhe videot përdoren në mësim në mënyrë të qëndrueshme, ato bëhen një mjet efektiv për të frymëzuar interesin dhe përfshirjen e studentëve në procesin e mësimit.



Lidhni materialin me jetën e nxënësve

Nëse e kuptoni se nxënësit tuaj po humbasin vëmendjen ose nuk po e kuptojnë si duhet atë që po shpjegoni, përpiquni të injektoni shembuj nga jeta reale. Në këtë mënyrë nxënësit e kuptojnë më lehtë atë që po u shpjegohet atyre.



Duke u përqendruar në këto strategji, mësuesit mund të sigurojnë një udhëtim mësimor të suksesshëm për të gjithë nxënësit e tyre.



Burimi: Kliko këtu




Përgatiti: Arlinda Hajdarajgazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën. 
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

592 Lexime
2 javë më parë